Home > Zanussi > Fridge freezer > Zanussi Zfc 627 Wap User Manual

Zanussi Zfc 627 Wap User Manual

    Download as PDF Print this page Share this page

    Have a look at the manual Zanussi Zfc 627 Wap User Manual online for free. It’s possible to download the document as PDF or print. UserManuals.tech offer 276 Zanussi manuals and user’s guides for free. Share the user manual or guide on Facebook, Twitter or Google+.

    							SQUdhëzimet për
    përdorim2
    BGРъководство за
    употреба13
    NLGebruiksaanwijzing 25
    ENUser manual 35
    FRNotice dutilisation 44
    DEBenutzerinformation 55
    LVLietošanas instrukcija 66
    MKУпатство за ракување 77
    PTManual de instruções 89
    SRУпутство за употребу 99
    ESManual de instrucciones 110
    Pajisje Ngrirëse Horizontale
    Фризер-ракла
    Vrieskist
    Chest Freezer
    Congélateur coffre
    Gefriertruhe
    Horizontālā saldētava
    Сандак за замрзнување
    Arca congeladora
    Сандук за замрзавање
    Arcón congelador
    ZFC627WAP
     
    						
    							Përmbajtja
    Të dhëna për sigurinë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  2
    Funksionimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  4
    Paneli I kontrollit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  5
    Përdorimi i parë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  5
    Përdorimi I përditshëm _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  5
    Udhëzime dhe këshilla të nevojshme _  _   7Kujdesi dhe pastrimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  7
    Si të veprojmë nëse… _  _  _  _  _  _  _  _  _  _   8
    Të dhëna teknike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  11
    Instalimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  12
    Probleme që lidhen me mjedisin _  _  _  _   12
    Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
      Të dhëna për sigurinë
    Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një
    përdorim të saktë, përpara se të instaloni
    dhe të përdorni për herë të parë pajisjen,
    lexoni me kujdes këtë manual të
    përdoruesit, duke përfshirë këshillat dhe
    paralajmërimet. Për të shmangur gabime
    dhe aksidente të panevojshme, është e
    rëndësishme që të gjithë personat që do të
    përdorin këtë pajisje, të njohin mirë
    mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e
    sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe
    sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në
    rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në
    mënyrë që kushdo që do ta përdorë gjatë
    jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar
    për përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj
    saj.
    Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini
    masat paraprake të udhëzimeve të
    përdorimit, pasi prodhuesi nuk mban
    përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara nga
    pakujdesia.
    Siguria e fëmijëve dhe personave me
    probleme
    • Kjo pajisje nuk është përshtatur për
    përdorim nga personat (përfshirë fëmijët)
    me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore apo
    mendore, ose me mungesë përvoje dhe
    njohurish, për sa kohë nuk janë të
    mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të
    përdorin pajisjen nga një njeri përgjegjës
    për sigurinë e tyre.
    Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
    siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
    • Mbajini të gjitha materialet e paketimit
    larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
    • Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën
    nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më
    pranë pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni
    derën për të parandaluar fëmijët që
    luajnë të pësojnë ndonjë goditje elektrike
    apo të mbyllen vetë brenda.
    • Nëse kjo pajisje që përmban brava
    magnetike të derës do të vendoset në
    vend të një pajisjeje të vjetër me bravë në
    trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi
    kapak, sigurohuni që ta shkatërroni atë
    bravë përpara se të hidhni pajisjen e
    vjetër. Kjo do të parandalojë që pajisja të
    kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët.
    Siguria e përgjithshme
    Kujdes Mos i bllokoni zgavrat e
    ventilimit.
    • Pajisja është ndërtuar për të mbajtur
    ushqimet dhe/ose pijet në shtëpi, siç
    shpjegohet në këtë broshurë udhëzuese.
    • Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo
    mjete artificiale për të përshpejtuar
    shkrirjen e akullit.
    • Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si
    makinë akulloresh) brenda pajisjeve
    ftohëse, për sa kohë që nuk janë
    përshtatur për këtë nga prodhuesi.
    • Mos e dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse.
    • Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që
    ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes,
    është një gaz natyror me një nivel të lartë
    pajtueshmërie me ambientin, por që
    është gjithsesi i ndezshëm.
    2
     
     
    						
    							Gjatë transportimit dhe instalimit të
    pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e
    qarkut ftohtës të mos dëmtohet.
    Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
    – shmangni flakët e hapura dhe burimet
    ndezëse
    – ajrosni tërësisht dhomën në të cilën
    ndodhet pajisja
    • Është e rrezikshme të ndryshoni
    specifikimet apo të përpiqeni ta
    modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë të
    mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar në
    kabllo mund të shkaktojë qark të
    shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.
    Paralajmërim Çdo komponent elektrik
    (kabllo i ushqimit, spina, kompresori)
    duhet të zëvendësohet nga një agjent i
    certifikuar shërbimi ose nga një personeli i
    kualifikuar i shërbimit.
    1. Kablloja e ushqimit nuk duhet të
    zgjatet.
    2. Sigurohuni që spina nuk është
    shtypur apo dëmtuar nga pjesa e
    pasme e pajisjes. Një prizë e shtypur
    apo e dëmtuar mund të mbinxehet e
    mund të shkaktojë zjarr.
    3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë
    lehtësisht e arritshme.
    4. Mos e tërhiqni prizën nga kablloja.
    5. Nëse priza e ushqimit është e liruar,
    mos futni në të spinën e ushqimit. Ka
    rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
    6. Nuk duhet të vini në punë pajisjen pa
    kapakun e llambushkës
    1) për
    ndriçimin e brendshëm.
    • Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur
    e lëvizni atë.
    • Mos hiqni e mos prekni sende nga
    dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të
    njoma, pasi kjo mund të shkaktojë
    dëmtim të lëkurës ose djegie të
    shkaktuara nga bryma/ngrirësi.
    • Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes
    në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
    •
    Llambushkat
    2) në këtë pajisje përdoren
    llamba të posaçme të përzgjedhura
    vetëm për përdorim në pajisje elektro-
    shtëpiake. Ato nuk janë të përshtatshme
    për t'u përdorur për ndriçim dhome.
    Përdorimi i përditshëm
    • Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët
    plastike të pajisjes.
    • Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng
    të ndezshëm, pasi këto mund të
    shpërthejnë.
    • Mos vendosni produkte ushqimore
    drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit
    që ndodhet në murin e pasmë. 
    3)
    • Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen
    nëse janë shkrirë njëherë.
    • Ushqimet e ngrira të paketuara
    paraprakisht, ruajini në pajisje sipas
    udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit.
    • Këshillat e prodhuesit të pajisjes për
    ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me
    përpikmëri. Këshillohuni me udhëzimet
    përkatëse.
    • Mos vendosni pije të gazuara ose
    shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes,
    pasi këto krijojnë presion brenda shishes
    dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të
    dëmtojë pajisjen.
    • Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie
    nëse konsumohen direkt nga pajisja.
    Kujdesi dhe pastrimi
    • Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
    pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga priza.
    • Mos e pastroni pajisjen me objekte
    metalike.
    • Mos përdorni objekte të mprehta për të
    hequr brymën nga pajisja. Përdorni një
    kruajtëse plastike.
    1) Nëse parashikohet kapak për llambushkën.
    2) Nëse parashikohet përdorimi i llambave.
    3) Nëse pajisja është Pa formim bryme.
     3
     
    						
    							Instalimi
    E rëndësishme Për lidhjet elektrike, ndiqni
    me kujdes udhëzimet e dhëna në
    paragrafët përkatës.
    • Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse
    ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse
    ajo është e dëmtuar. Raportoni
    menjëherë dëmtimet e mundshme në
    vendin ku keni blerë pajisjen. Në këtë
    rast, ruajeni paketimin.
    • Është e këshillueshme të prisni të paktën
    katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për
    t'i lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.
    • Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim
    të mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij
    do të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur
    ventilim të mjaftueshëm, ndiqni
    udhëzimet përkatëse për instalimin.
    • Pajisja nuk duhet vendosur pranë
    radiatorëve apo sobave.
    • Sigurohuni që spina të jetë e arritshme
    pas montimit të pajisjes.
    Shërbimi
    • Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për
    instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer
    nga një elektriçist i kualifikuar ose nga një
    person i aftë.
    • Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet
    nga një Qendër e autorizuar Shërbimi, si
    dhe duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi
    origjinale.
    Mbrojtja e Mjedisit
    Kjo pajisje nuk përmban gazra që
    mund të dëmtojnë shtresën e ozonit në
    qarkun e ftohësit apo në materialet
    izoluese. Pajisja nuk duhet të hidhet së
    bashku me plehrat e tjera të qytetit.
    Shkuma izoluese përmban gazra të
    ndezshëm: pajisja duhet të hidhet në
    përputhje me rregullat e zbatueshme të
    vendosura nga autoritetet tuaja lokale.
    Shmangni dëmtime në njësinë ftohëse,
    veçanërisht në pjesën e pasme pranë
    shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet e
    përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin
     janë të riciklueshme.
    Funksionimi
    Ndezja
    Futni spinën në prizën e murit.
    Drita treguese do të ndizet.
    Rrotulloni çelësin e Temperaturës në
    drejtim orar.
    E rëndësishme Nëse temperatura brenda
    pajisjes është shumë e lartë drita e alarmit
    do të ndizet.
    Fikja
    Për të fikur pajisjen, rrotulloni çelësin e
    Temperaturës në pozicionin OFF.
    Rregullimi i temperaturës
    Temperatura rregullohet automatikisht.
    Për të venë pajisjen në funksionim, veproni
    si vijon:
    • rrotulloni çelësin e Temperaturës në
    pozicionin 
     për të përftuar minimumin e
    ftohtësisë.
    • rrotulloni çelësin e Temperaturës në
    pozicionin 
     për të përftuar maksimumin
    e ftohtësisë.
    Një përzgjedhje mesatare është
    përgjithësisht përzgjedhja më e
    përshtatshme.
    4
     
     
    						
    							Gjithsesi, përzgjedhja e saktë duhet të
    zgjidhet duke mbajtur parasysh se
    temperatura brenda në pajisje varet nga:
    • temperatura e dhomës• shpeshtësia e hapjes së kapakut
    • sasia e ushqimit të depozituar
    • vendndodhja e pajisjes.
    Paneli I kontrollit
    123
    45
    1Drita treguese
    2Drita e alarmit ndaj temperaturës së
    lartë
    3Drita e ngrirjes së shpejtë
    4Çelësi i ngrirjes së shpejtë
    5Rregullatori i temperaturës
    Funksioni i ngrirjes së shpejtë
    Ju mund të aktivizoni funksionin e ngrirjes
    së shpejtë duke shtypur butonin Fast
    Freezing (ngrirje e shpejtë).
    Drita treguese e Fast Freezing (ngrirje e
    shpejtë) do të ndizet.
    Ky funksion mund të çaktivizohet në çdo
    moment duke shtypur butonin Fast
    Freezing (ngrirje e shpejtë). Drita e Fast
    Freezing (shkrirje e shpejtë) do të fiket.
    Alarm ndaj temperaturës së lartë
    Rritja e temperaturës në ngrirës (për
    shembull si pasojë e ikjes së dritave)
    tregohet nëpërmjet ndezjes së dritës së
    Alarmit
    Gjatë fazës së alarmit, mos vendosni
    ushqime brenda në frigorifer.
    Pasi të jenë rregulluar sërish kushtet, drita
    e Alarmit do të fiket automatikisht.
    Përdorimi i parë
    Pastrimi i brendësisë së pajisjes
    Përpara së te përdorni pajisjen për herë të
    parë, pastroni pjesën e tij të brendshme
    dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të
    vakët dhe pak sapun natyral për të hequr
    erën tipike të një produkti të ri, e më pas
    thajeni tërësisht.
    E rëndësishme Mos përdorni detergjent apo
    pluhura gërryese, pasi këto mund të
    dëmtojnë pjesët e lëmuara.
    Përdorimi I përditshëm
    Ngrirja e ushqimeve të freskëta
    Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme
    për ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për
    depozitimin e ushqimeve të ngrira për një
    kohë të gjatë.
    Për të ngrirë ushqime të freskëta, aktivizoni
    funksionin e Ngrirjes së Shpejtë të paktën
    24 orë përpara se të fusni ushqimin në
    dhomëzën e ngrirjes së frigoriferit.
     5
     
    						
    							Sasinë maksimale të ushqimit që mund të
    ngrijë për 24 orë, e gjeni mbi etiketën e
    parametrave 
    4)
    Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gatë kësaj
    periudhe mos shtoni ushqime të tjera për të
    ngrirë.
    Depozitimi i ushqimeve të ngrira
    Kur e përdorni për herë të parë ose pas një
    periudhe jashtë përdorimit, përpara se të
    futni produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të
    punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen
    më të lartë.
    E rëndësishme Në rast të një shkrirjeje
    aksidentale, për shembull si pasojë e ikjes
    së korrentit dhe nëse kjo ka zgjatur në kohë
    më shumë se vlera e shfaqur në tabelën e
    të dhënave teknike në pikën "koha në
    rritje", ushqimi i shkrirë duhet të
    konsumohet shpejt ose të gatuhet
    menjëherë e më pas të mund të rivendoset
    në ngrirje (jo të nxehtë, por pasi të jetë
    ftohur).
    Kalendari i ushqimeve të ngrira
    Simbolet tregojnë lloje të ndryshme
    ushqimesh të ngrira.
    Numrat tregojnë kohëzgjatjen e ruajtjes në
    muaj për llojet e përshtatshme të
    ushqimeve të ngrira. Koha e ruajtjes në
    pajisje ka vlerë më të lartë apo më të ulët
    në varësi të cilësisë së ushqimit dhe
    trajtimit para ngrirjes.
    Hapja dhe mbyllja e kapakut
    Duke qenë se kapaku është i pajisur me një
    guarnicion puthitës, nuk është e lehtë ta
    rihapni atë menjëherë pasi e keni mbyllur
    (për shkak të vakumit të formuar brenda).
    Prisni disa minuta përpara se ta rihapni
    kapakun e pajisjes. Valvuli i vakumit do t'ju
    ndihmojë të hapni kapakun.
    Paralajmërim Mos e tërhiqni asnjëherë
    dorezën me shumë forcë.
    Koshat mbajtës
    Vendosini koshat brenda në ngrirës. Koshat
    do të rrëshqasin brenda njëri-tjetrit.
    X
    Varini koshat në
    cepin e sipërm të
    ngrirësit.
    Y
    Rrotulloni dhe
    fiksoni dorezat për
    këto dy pozicione
    (X) dhe (Y), siç
    tregohet në figurë.
    Figurat e mëposhtme tregojnë se si shumë
    kosha mund të vendosen brenda modeleve
    të ndryshme të frigoriferëve.
    606
    230806 946 1061
    1611 1336 1201
    Gjithashtu ju mund të blini kosha të tjerë
    shtesë pranë Qendrës së Shërbimit.
    4) Referojuni kapitullit "Të dhëna teknike
    6
     
     
    						
    							Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
    Këshilla për ngrirjen
    Për t'ju ndihmuar të kryeni pjesën më të
    madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni
    disa këshilla të rëndësishme:
    • sasia maksimale e ushqimit që mund të
    ngrihet në 24 orë. është shfaqur në
    tabelën e vlerave;
    • procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk duhet
    shtuar ushqim tjetër për t'u ngrirë gjatë
    kësaj periudhe;
    • ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të
    lartë, të freskëta dhe të pastruara mirë;
    • përgatitni ushqimin në racione të vogla
    për të mundësuar ngrirjen e tij të shpejtë
    dhe të plotë si dhe për të bërë të mundur
    si rrjedhojë shkrirjen e tij në sasinë e
    dëshiruar;
    • mbështilleni ushqimin me letër alumini
    ose polietileni dhe sigurohuni që paketimi
    të jetë hermetik;
    • mos lejoni ushqimet e freskëta, të
    pangrira, të prekin ushqimet që janë
    tashmë të ngrira, në mënyrë që të
    shmangni një rritje temperature të këtyre
    të fundit;
    • ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe
    më gjatë se ushqimet e yndyrshme; kripa
    redukton jetëgjatësinë e ruajtjes së
    ushqimit;
    • akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë
    pas nxjerrjes nga dhomëza e ngrirjes,
    mund të shkaktojnë djegie të lëkurës nga
    ngrirja;
    • është e këshillueshme të shënoni në çdo
    pako ushqimi të ngrirë datën e ngrirjes,
    për të pasur parasysh kohën e ruajtjes.
    Këshilla për vendosjen e ushqimeve të
    ngrira
    Për të arritur një rendiment sa më të lartë
    nga kjo pajisje, duhet:
    • të siguroheni se ushqimet e ngrira që
    keni blerë janë ruajtur siç duhet nga
    shitësi;
    • të siguroheni se ushqimet e ngrira të
    transportohen nga dyqani në ngrirës, në
    një kohë sa më të shkurtër;
    • të mos e hapni shpesh kapakun apo ta
    lini hapur më gjatë se ç'duhet.
    • Pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet shpejt
    dhe nuk mund të ngrihet sërish.
    • Mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të
    përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
    Kujdesi dhe pastrimi
    Kujdes Shkëputeni nga korrenti
    pajisjen përpara se të kryeni çdo
    veprim mirëmbajtjeje.
    Kjo pajisje përmban hidrokarbon në
    njësinë e saj ftohëse; për këtë arsye,
    mirëmbajtja dhe ringarkimi duhet të kryhen
    vetëm nga teknikë të autorizuar.
    Pastrimi periodik
    1. Fikni pajisjen.
    2. Shkëputeni pajisjen nga priza.
    3. Pastrojeni rregullisht pajisjen dhe
    aksesorët e saj me ujë të ngrohtë dhe
    sapun neutral. Pastrojeni me kujdes
    guarnicionin e kapakut.
    4. Thajeni plotësisht pajisjen.
    5. Futeni sërish në prizë pajisjen.
    6. Ndizni pajisjen.
    Kujdes Mos përdorni detergjentë,
    produkte gërryes, produkte pastrues
    me shumë parfum ose pastrues me
    përmbajtje dylli për të pastruar pjesën e
    brendshme të pajisjes.
    Kujdesuni që të mos dëmtoni sistemin
    ftohës.
    E rëndësishme Nuk është nevoja të
    pastroni zonën e kompresorit.
     7
     
    						
    							Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine
    përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/
    dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në
    këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që
    veshja e jashtme e kësaj pajisjeje të
    pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me pak
    lëng larës.
    Shkrirja e ngrirësit
    Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës arrin
    një trashësi prej 10-15 mm.
    Koha më e mirë për të shkrirë ngrirësin kur
    brenda tij ka pak ose nuk ka ushqime.
    Për të hequr brymën e formuar, ndiqni
    udhëzimet e mëposhtme:
    1. Fikni pajisjen.
    2. Hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini
    me disa shtresa gazete dhe vendosini
    në një vend të freskët.
    3. Lëreni kapakun hapur, hiqni tapën nga
    tubi i kullimit të ujit të shkrirë dhe
    mblidheni ujin e shkrirë në një kovë.
    Përdorni një kruese për të hequr shpejt
    akullin.
    4. Kur procesi i shkrirjes ka përfunduar,
    thani pjesët e brendshme të pajisjes
    tërësisht dhe rivendoseni tapën.
    5. Ndizni pajisjen.
    6. Vendoseni çelësin e temperaturës në
    pozicion të tillë që të përftoni ftohtësinë
    maksimale dhe lëreni pajisjen të punojë
    për dy ose tre orë me këtë përzgjedhje.
    7. Rivendosni në pajisje ushqimet që hoqët
    më parë.
    E rëndësishme Mos përdorni kurrë mjete të
    mprehta metalike për të kruar akullin pasi
    mund të dëmtoni pajisjen. Mos përdorni
    asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale
    për të përshpejtuar procesin e shkrirje, veç
    atyre të rekomanduara nga prodhuesi.
    Ngritja e temperaturës së pakove të
    ushqimit të ngrirë, gjatë shkrirjes, mund t'i
    shkurtojë jetën ruajtjes së ushqimit.
    Kohë të gjata mos-përdorimi
    Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
    gjata, merrni masat paraprake të
    mëposhtme:
    1. Fikni pajisjen.
    2. Shkëputeni pajisjen nga priza.
    3. Nxirrini të gjithë ushqimet nga pajisja.
    4. Shkrini dhe pastroni pajisjen dhe gjithë
    aksesorët e saj.
    5. Lëreni kapakun hapur për të
    parandaluar erërat e pakëndshme.
    E rëndësishme Nëse pajisjen do ta mbani
    të ndezur, kërkojini dikujt të kontrollojë herë
    pas herë për të shmangur prishjen e
    ushqimit brenda, në rast të luhatjeve
    elektrike.
    Si të veprojmë nëse…
    Kujdes Përpara se të kryeni veprime
    për mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë
    nga priza.
    Vetëm elektricistët e kualifikuar ose
    personat kompetentë duhet të merren merregullimet apo defektet që nuk janë në këtë
    manual.
    E rëndësishme Gjatë përdorimin normal
    dëgjohen disa tinguj (nga kompresori,
    qarkullimi i lëndës ftohëse).
    ProblemiShkaku i mundshëmZgjidhja
    Pajisja bën zhurmë.Pajisja nuk është mbështetur
    mirë në dysheme.Kontrolloni nëse pajisja
    qëndron pa lëvizur (të katër
    këmbët e saj duhet të kenë
    prekur tokën).
    8
     
     
    						
    							ProblemiShkaku i mundshëmZgjidhja
    Kompresori punon pa
    ndërprerje.Temperatura nuk është
    vendosur siç duhet.Vendosni një temperaturë më
    të lartë.
     Dera është hapur shumë
    shpesh.Mos e mbani kapakun hapur
    më shumë se ç'duhet.
     Kapaku nuk është mbyllur
    mirë.Kontrolloni nëse kapaku është
    mbyllur mirë dhe që rondelet
    janë të padëmtuara dhe të
    pastra.
     Sasi të mëdha ushqimi janë
    futur brenda njëkohësisht për
    t'u ftohur.Prisni disa orë dhe më pas
    kontrollojeni temperaturën
    sërish.
     Ushqimi i vendosur në
    pajisje ka qenë shumë i
    ngrohtë.Lëreni ushqimin të ftohet deri
    në temperaturën e dhomës
    përpara se ta fusni në pajisje.
     Temperatura e dhomës ku
    është vendosur pajisja është
    shumë e lartë për një
    funksionim të efektshëm të
    pajisjes.Përpiquni të ulni temperaturën
    në dhomën ku qëndron
    pajisja.
    Drita e alarmit ndaj
    temperaturës së Lartë
    ndizet.Brenda në ngrirës është
    shumë ngrohtë.Referojuni kapitullit "Alarmi i
    Temperaturës së Lartë.
     Ngrirësi është ndezur së
    fundi dhe temperatura është
    ende shumë e lartë.Referojuni kapitullit "Alarmi i
    Temperaturës së Lartë.
    Ka shumë brymë dhe
    akull.Produktet nuk janë
    mbështjellë siç duhet.Mbështillini ushqimet më mirë.
     Kapaku nuk është mbyllur
    mirë ose bëni kujdes të mos
    e mbyllni shumë fort.Kontrolloni nëse kapaku është
    mbyllur mirë dhe që rondelet
    janë të padëmtuara dhe të
    pastra.
     Temperatura nuk është
    vendosur siç duhet.Vendosni një temperaturë më
    të lartë.
     Tapa e tubit të kullimit të ujit
    nuk është vendosur siç
    duhet.Vendoseni mirë tapën e tubit
    të kullimit të ujit.
    Kapaku nuk mbyllet
    plotësisht.Ka shumë brymë dhe akull.Mënjanoni ngricën e tepërt.
     Rondelet e kapakut janë të
    ndotura ose ngjisin.Pastroni rondelet e derës.
     9
     
    						
    							ProblemiShkaku i mundshëmZgjidhja
     Paketimet e ushqimeve
    bllokojnë kapakun.Vendosni paketimet në
    mënyrën e duhur, shihni
    etiketën e ngjitur në pajisje.
    Kapaku është i vështirë
    për t'u hapur.Rondelet e kapakut janë të
    ndotura ose ngjisin.Pastroni rondelet e derës.
     Valvuli është i bllokuar.Kontrolloni valvulin.
    Llambushka nuk punon.Llambushka është me
    defekt.Shihni kapitullin "Zëvendësimi
    i llambushkës.
    Në ngrirës është shumë
    ngrohtë.Temperatura nuk është
    vendosur siç duhet.Vendosni një temperaturë më
    të ulët.
     Kapaku nuk puthitet mirë ose
    nuk është mbyllur mirë.Kontrolloni nëse kapaku është
    mbyllur mirë dhe që rondelet
    janë të padëmtuara dhe të
    pastra.
     Përpara ngrirjes, pajisja nuk
    ishte ftohur paraprakisht sa
    duhet.Ftoheni pajisjen paraprakisht
    për një kohë të mjaftueshme.
     Sasi të mëdha ushqimi janë
    futur brenda njëkohësisht për
    t'u ftohur.Prisni disa orë dhe më pas
    kontrollojeni temperaturën
    sërish. Herën tjetër futni sasi
    më të vogla ushqimi për t'u
    ngrirë në çdo kohë.
     Ushqimi i vendosur në
    pajisje ka qenë shumë i
    ngrohtë.Lëreni ushqimin të ftohet deri
    në temperaturën e dhomës
    përpara se ta fusni në pajisje.
     Produktet për t'u ngrirë janë
    vendosur shumë ngjitur me
    njëra-tjetrën.Vendosini produktet në
    mënyrë të tillë që ajri i ftohtë
    të qarkullojë midis tyre.
     Dera është hapur shumë
    shpesh.Përpiquni të mos e hapni
    shumë shpesh kapakun.
     Kapaku është lënë hapur për
    një kohë të gjatë.Mos e mbani kapakun hapur
    më shumë se ç'duhet.
    Në ngrirës është shumë
    ftohtë.Temperatura nuk është
    vendosur siç duhet.Vendosni një temperaturë më
    të lartë.
    Pajisja nuk punon. As
    ftohja apo ndriçimi nuk
    punojnë.Spina nuk është futur mirë
    në prizë.Futeni spinën mirë në prizë.
     Pajisja nuk furnizohet me
    energji.Provoni të lidhni një tjetër
    pajisje elektrike në spinën e
    rrymës elektrike.
    10
     
     
    						
    All Zanussi manuals Comments (0)

    Related Manuals for Zanussi Zfc 627 Wap User Manual