Home > Zanussi > Dishwasher > Zanussi Zdts 401 Albanian Version Manual

Zanussi Zdts 401 Albanian Version Manual

    Download as PDF Print this page Share this page

    Have a look at the manual Zanussi Zdts 401 Albanian Version Manual online for free. It’s possible to download the document as PDF or print. UserManuals.tech offer 276 Zanussi manuals and user’s guides for free. Share the user manual or guide on Facebook, Twitter or Google+.

    							ALUdhëzimet për përdorim 2
    Larëse enësh
    ZDTS401
     
    						
    							Përmbajtja
    Të dhëna për sigurinë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  2
    Paneli I kontrollit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  3
    Programet e larjes _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  6
    Përdorimi i pajisjes _ _  _ _  _ _  _  _ _ _  _  _  8
    Vendosja e zbutësit të ujit _  _  _  _  _  _  _  _   8
    Përdorimi I kripës në enëlarëse _  _  _  _  _   9
    Përdorimi I lëndës shpëlarëse _  _  _  _  _   10
    Mbushja e enëlarëses me takëme dhe
    enë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  11
    Përdorimi I detergjentit _ _ _ _ _ _ _ _ _  13Funksioni Multitab _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  13
    Përzgjedhja dhe startimi I një programi
    larës _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  14
    Kujdesi dhe pastrimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  15
    Si të veprojmë nëse… _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  16
    Të dhëna teknike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  18
    Probleme që lidhen me mjedisin _  _  _  _   18
    Instalimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  19
    Lidhja e ujit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  19
    Lidhja elektrike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  20
    Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
      Të dhëna për sigurinë
    Lexoni me kujdes këtë manual para
    instalimit dhe përdorimit të pajisjes. Kjo
    është në interes të sigurisë suaj dhe për të
    siguruar funksionimin e duhur. Mbajini këto
    udhëzime dhe sigurohuni që të jenë me
    pajisjen kur ajo zhvendoset ose shitet. Të
    gjithë personat që përdorin pajisjen duhet të
    dinë plotësisht për funksionimin e saj dhe
    veçoritë e sigurisë.
    Përdorimi i saktë
    • Pajisja është projektuar vetëm për
    përdorim shtëpiak.
    • Përdoreni pajisjen vetëm për të larë enët
    shtëpiake të përshatshme për larjen në
    enëlarëse.
    • Mos fusni tretës në enëlarëse. Rrezik
    shpërthimi.
    • Vendosini thikat dhe takëmet e tjera me
    majë të mprehtë në koshin e takëmeve,
    me majat e drejtuara poshtë. Përndryshe
    vendosini horizontalisht në koshin e
    sipërm.
    • Përdorni vetëm produkte origjinale për
    enëlarëset (detergjent, kripë, shpëlarës).
    • Nëse hapni derën ndërsa pajisja është në
    punë e sipër, që andej mund të dalë avull
    i nxehtë. Rrezik djegieje për lëkurën.
    • Mos i nxirrni enët nga enëlarësja përpara
    përfundimit të programit të larjes.
    • Kur programi i larjes ka përfunduar,
    shkëputeni spinën nga priza dhe mbyllni
    rubinetin e ujit.
    • Vetëm një inxhinier shërbimi i autorizuar
    mund të riparojë pajisjen. Përdorni vetëm
    pjesë këmbimi origjinale.
    • Mos i bëni vetë riparimet, për të shmangur
    plagosje apo dëmtim të pajisjes.
    Kontaktoni gjithmonë Qendrën lokale të
    Shërbimit.
    Siguria e përgjithshme
    • Personat (duke përfshirë edhe fëmijët) me
    aftësi ndjesore fizike dhe mendore të
    reduktuara ose mungesë përvoje dhe
    njohurie nuk duhet ta përdorin pajisjen. Ata
    duhet të kenë mbikëqyrje ose udhëzime
    për përdorimin e pajisjes nga një person
    përgjegjës për sigurinë e tyre.
    • Detergjentet e larëses së enëve mund të
    shkaktojnë djegie kimike për sytë, gojën
    dhe fytin. Mund të jetë e rrezikshme për
    jetën! Ndiqni udhëzimet e sigurisë të
    prodhuesit të detergjentit për larëset e
    enëve.
    • Mos pini ujë nga larësja e enëve. Mbetjet
    e detergjentit mund të jenë në pajisjen tuaj.
    • Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë
    gjithmonë e mbyllur kur nuk e përdorni
    pajisjen. Kjo ju ndihmon të parandaloni
    dëmtimin dhe pengimin mbi derën e hapur.
    2
     
     
    						
    							• Mos u ulni ose qëndroni mbi derën e
    hapur.
    Siguria për fëmijët
    • Vetëm të rriturit mund ta përdorin pajisjen.
    Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren për
    të siguruar që ata nuk luajnë me pajisjen.
    • Mbani të gjithë paketimin larg nga fëmijët.
    Ka rrezik mbytjeje.
    • Mbajini të gjithë detergjentet në një vend
    të sigurt. Mos i lini fëmijët që të prekin
    detergjentet.
    • Mbajini fëmijët larg nga pajisja kur dera
    është e hapur.
    Instalimi
    • Sigurohuni që pajisja të mos dëmtohet nga
    transporti. Mos lidhni një pajisje të
    dëmtuar. Kontaktoni furnizuesin nëse
    është e domosdoshme.
    • Hiqni të gjithë paketimin para përdorimit të
    parë.
    • Një person i kualifikuar dhe i aftë duhet të
    bëjë instalimin elektrik dhe hidraulik të
    kësaj pajisje.
    • Mos provoni në asnjë mënyrë të ndryshoni
    specifikimet ose modifikoni këtë produkt.
    Kjo mund të shkaktojë dëmtim.
    • Mos i ndryshoni specifikimet e mos e
    modifikoni këtë produkt. Rrezik plagosjeje
    dhe dëmtimi të pajisjes.
    • Mos e përdorni pajisjen:
    – nëse kablli i ushqimit ose tubat e ujit janë
    të dëmtuara,
    – nëse paneli i kontrollit, plani i punës ose
    bazamenti janë dëmtuar në mënyrë të
    tillë që brendësia e pajisjes është
    lehtësisht e arritshme.
    Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
    • Mos hapni vrima në skajet anësore të
    pajisjes për të parandaluar dëmtim të
    pjesëve hidraulike dhe elektrike.
    Paralajmërim  Ndiqni me kujdes
    udhëzimet e dhëna në paragrafët e
    s p e c i f i k u a r  p ë r  l i d h j e t  e l e k t r i k e  d h e  a t o  t ë  u j i t .
    Paneli I kontrollit
     3
     
    						
    							1Butoni Ndiz/Fik
    2Ekrani dixhital
    3Butoni i zgjedhjes së programit
    4Butoni i fillimit me vonesë
    5Butoni Multitab
    6Butoni Anulo / (Cancel)
    7Dritat treguese
    8Butonat e funksioneve
    Dritat treguese
    1)
    Drita treguese ndizet kur është e nevojshme
    të mbushet mbajtësi i kripës. Referojuni
    kapitullit 'Përdorimi i larëses së enëve'.
    Drita treguese e kripës mund të rri ndezur
    për disa orë, por ajo nuk ka një efekt të
    padëshiruar mbi funksionimin e pajisjes.
    1)
    Drita treguese ndizet kur është e nevojshme
    të mbushet shpëlarësi. Referojuni kapitullit
    'Përdorimi i shpëlarësit'.
    1) Drita treguese është e fikur kur një program larës është në punë.
    Butoni i fillimit me vonesë
    Përdorni butonin e fillimit me vonesë për të
    vonuar fillimin e programit të larjes me një
    interval midis 1 dhe 19 orësh. Referojuni
    'Zgjidhni dhe filloni një program larjeje'.
    Ekrani dixhital
    Ekrani shfaq:
    • Nivelin e përshtatur të zbutësit të ujit.
    • Aktivizimin/çaktivizimin e folesë së
    shpëlarësit (vetëm me funksionin multitab
    të aktivizuar).
    • Numrin përkatës të programit të zgjedhur
    të larjes.
    • Kohën e mbetur deri në fund të programit.
    • Fundin e programit të larjes.
    • Numrin e orëve në fillimin me vonesë.
    • Kodet e defekteve.
    • Aktivizimin/çaktivizimin e sinjaleve të
    dëgjueshëm.
    Butoni Multitab
    Shtypeni këtë buton për të aktivizuar/
    çaktivizuar funksionin multitab. Referojuni
    kapitullit 'Funksioni Multitab'.
    Butonat e funksioneve
    Përdorni butonat e funksioneve për këto
    veprime:
    • Për të vendosur zbutësin e ujit. Referojuni
    kapitullit 'Vendosja e zbutësit të ujit'.
    • Për të aktivizuar/çaktivizuar sinjalet e
    dëgjueshme. Referojuni seksionit 'Sinjalet
    e dëgjueshme'.
    • Për të aktivizuar/çaktivizuar folenë e
    shpëlarësit, kur funksioni multitab është i
    aktivizuar. Referojuni kapitullit 'Funksioni
    multitab'.
    Sinjalet e dëgjueshëm
    Ju mund të dëgjoni një sinjal të dëgjueshëm:
    • Në përfundim të programit të larjes.
    • Gjatë vendosjes së nivelit të zbutësit të ujit.
    • Kur pajisja ka një keqfunksionim.
    4
     
     
    						
    							Aktivizimi i sinjaleve të dëgjueshme
    vendoset në fabrikë.
    Bëni këto hapa për të çaktivizuar sinjalet e
    dëgjueshme:
    1. Ndizni pajisjen.
    2. Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e
    vendosjes.
    3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
    funksioneve B dhe C derisa dritat
    treguese të butonave të funksioneve A, B
    dhe C të fillojnë të pulsojnë.
    4. Shtypni butonin e funksionit C.
    – Dritat treguese për butonat e
    funksioneve A dhe B fiken.
    – Drita treguese për butonin e funksionit
    C pulson.
    – Ekrani dixhital shfaq cilësimin.
    Sinjalet e
    dëgjueshme
    të
    çaktivizuar
    Sinjalet e
    dëgjueshme
    të aktivizuar
    Sinjalet e dëgjueshme aktivizohen.
    5. Shtypni përsëri butonin e funksionit C.
    – Ekrani dixhital shfaq cilësimin e ri.
    Sinjalet e dëgjueshme çaktivizohen.
    6. Fikni pajisjen për të ruajtur veprimin.
    Bëni këto hapa për të aktivizuar sinjalet e
    dëgjueshme:
    1. Bëni procedurën e mësipërme derisa
    ekrani dixhital të shfaqë cilësimin e duhur.
    Regjimi i vendosjes
    Pajisja është në regjimin e vendosjes kur: .
    • Drita e zgjedhjes së programit është e
    ndezur.
    • Ekrani dixhital shfaq dy vija horizontale (-
    -).
    Pajisja duhet të jetë në regjimin e vendosjes
    për këto veprime:
    – Për të vendosur programin e larjes.
    – Për të vendosur nivelin e zbutësit të ujit.
    – Për të aktivizuar/çaktivizuar sinjalet e
    dëgjueshme.
    – Për të çaktivizuar/aktivizuar mbajtësen e
    shpëlarësit.
    Nëse:
    • Drita e zgjedhjes së programit është e
    ndezur.
    • Ekrani numerik shfaq kohëzgjatjen e
    programit (në minuta).
    anuloni programin për t'u kthyer te regjimi i
    vendosjes. Referojuni kapitullit 'Zgjedhja dhe
    fillimi i një programi larjeje'.
    Sinjali optik
    Mbas fillimit të programit larës, një sinjal optik
    shfaqet në dysheme poshtë derës së
    pajisjes.
    Nëse pajisja është e instaluar më lart me një
    derë mobilie kuzhine të plotë, sinjali optik nuk
    do të jetë i dukshëm.
    Sinjali optik
    Drita e
    kuqe
    është e
    ndezur.Tregimi i fillimit të programit
    larës. Drita e kuqe rri ndezur
    gjatë programit të larjes.
    Drita e
    kuqe
    pulson.Tregim i një keqfunksionimi.
    Drita e
    kuqe
    fiket.Tregim i mbarimit të një
    programi larës.
     5
     
    						
    							Programet e larjes
    Programet e larjes
    ProgramiShkalla e
    ndotjesLloji i ngarkesësPërshkrimi i programit
    1Çdo llojNgarkesë e
    pjesshme (të
    përfundojë më vonë
    gjatë ditës).1 shpëlarje e ftohtë (për të
    parandaluar mbeturinat e
    ushqimit që të ngjiten).
    Detergjenti nuk është i
    domosdoshëm me këtë
    program.
    2N d o t j e  e  m a d h ePoçeri, takëme,
    tenxhere dhe tiganëParalarja
    Larja kryesore deri në 70°C
    1 shpëlarje e ndërmjetme
    Shpëlarja përfundimtare
    Tharja
    3
    1)
    Çdo llojPoçeri, takëme,
    tenxhere dhe tiganëParalarja
    Larja kryesore deri në 45 °C
    ose 70°C
    1 ose 2 shpëlarje të
    ndërmjetme
    Shpëlarja përfundimtare
    Tharja
    4Ndotje normalePoçeri dhe takëmeParalarja
    Larja kryesore deri në 65°C
    1 shpëlarje e ndërmjetme
    Shpëlarja përfundimtare
    Tharja
    5N d o t j e  e  m a d h ePoçeri, takëme,
    tenxhere dhe tiganëParalarja
    Larja kryesore deri në 70°C
    2 shpëlarje të ndërmjetme
    Shpëlarja përfundimtare
    Tharja
    6
    2)
    Ndotje normale
    ose e lehtëPoçeri dhe takëmeLarja kryesore deri në 65°C
    Shpëlarja përfundimtare
    7
    3)
    Ndotje normalePoçeri dhe takëmeParalarja
    Larja kryesore deri në 50°C
    1 shpëlarje e ndërmjetme
    Shpëlarja përfundimtare
    Tharja
    6
     
     
    						
    							ProgramiShkalla e
    ndotjesLloji i ngarkesësPërshkrimi i programit
    8Ndotje e lehtëPoçeri dhe takëmeLarja kryesore deri në 50°C
    1 shpëlarje e ndërmjetme
    Shpëlarja përfundimtare
    9Ndotje normale
    ose e lehtëTakëme dhe
    qelqurina delikateLarja kryesore deri në 45°C
    1 shpëlarje e ndërmjetme
    Shpëlarja përfundimtare
    Tharja
    1) Gjatë programit Auto, niveli i ndotjes të enëve përcaktohet se sa i turbullt është uji. Kohëzgjatja dhe
    konsumimet e programit mund të ndryshojnë. Kjo varet nëse pajisja është plotësisht ose jo dhe në
    nivelin e ndotjes së enëve. Pajisja përshtat automatikisht temperaturën e ujit gjatë larjes kryesore.
    2) Ky është programi ditor i përkryer për të pastruar një ngarkesë jo të plotë. Ideale për një familje me 4
    persona të cilët duan të lajnë poçeritë dhe takëmet e mëngjesit dhe darkës.
    3) Program testimi për institutet e testimit. Ju lutemi referojuni fletëpalosjes së veçantë të furnizuar, për
    të dhëna prove.
    Vlerat e konsumit
    ProgramiKohëzgjatja (në minuta)Konsumi i energjisë
    (në kWh)Uji (në litra)
    1120,13,5
    2120-1301,2-1,414-15
    390-1250,9-1,310-19
    490-1001,1-1,215-16
    580-901,5-1,718-20
    6300,88
    7160-1700,8-0,912-13
     7
     
    						
    							ProgramiKohëzgjatja (në minuta)Konsumi i energjisë
    (në kWh)Uji (në litra)
    845-550,8-0,910-11
    965-750,6-0,711-12
    Presioni dhe temperatura e ujit, luhatjetnë furnizimin me energji elektrike dhe sasia
    e enëve mund t'i ndryshojnë këto vlera.
    Përdorimi i pajisjes
    Referojuni udhëzimeve të mëposhtme për
    çdo hap të procedurës
    1. Bëni një kontroll nëse niveli i zbutësit të
    ujit është i saktë për fortësinë e ujit në
    zonën tuaj. Nëse është e nevojshme
    përcaktoni zbutësin e ujit.
    2. Mbushni mbajtësin e kripës me kripë të
    veçantë për larëset e enëve.
    3. Mbushni folenë e shpëlarësit me
    shpëlarës.
    4. Futni takëmet dhe enët në larësen e
    enëve.5. Zgjidhni programin e duhur të larjes për
    llojin e ngarkesës dhe ndotjes.
    6. Vendosni sasinë e duhur të detergjentit
    në folenë e detergjentit.
    7. Nisni programin e larjes.
    Nëse përdorni tableta detergjente,
    referojuni kapitullit 'Përdorimi i
    detergjentit'.
    Vendosja e zbutësit të ujit
    Zbutësi i ujit heq mineralet dhe kripërat nga
    furnizimi i ujit. Mineralet dhe kripërat mund të
    kenë efekt negativ në funksionimin e pajisjes.
    Fortësia e ujit matet në shkallët ekuivalente:
    • Sistemi gjerman (dH°).
    • Sistemi francez (°TH).
    • mmol/l (millimol për litër - njësi
    ndërkombëtare për fortësinë e ujit).•Clarke.
    Referojuni fortësisë së ujit në zonën tuaj dhe
    përshtatni zbutësin e ujit. Autoriteti juaj lokal
    i ujit mund t'ju tregojë për fortësinë e ujit në
    zonën tuaj.
    Fortësia e ujitPërzgjedhja e fortësisë së ujit
    °dH°THmmol/lClarkemanualishtelektronikisht
    51 - 7091 - 1259,1 - 12,564 - 88210
    43 - 5076 - 907,6 - 9,053 - 6329
    37 - 4265 - 756,5 - 7,546 - 5228
    8
     
     
    						
    							Fortësia e ujitPërzgjedhja e fortësisë së ujit
    °dH°THmmol/lClarkemanualishtelektronikisht
    29 - 3651 - 645,1 - 6,436 - 4527
    23 - 2840 - 504,0 - 5,028 - 3526
    19 - 2233 - 393,3 - 3,923 - 2725
    15 - 1826 - 322,6 - 3,218 - 2214
    11 - 1419 - 251,9 - 2,513 - 1713
    4 - 107 - 180,7 - 1,85 - 1212
    < 4< 7< 0,7< 511 1)
    1) Nuk kërkohet përdorimi i kripës.
    Duhet të vendosni zbutësin e ujit
    manualisht dhe elektronikisht.
    Përshtatja manuale
    Pajisja vendoset në fabrikë në pozicionin 2.
    12
    Vendoseni çelësin
    në pozicionin 1 ose
    2.
    Përshtatja elektronike
    Larësja e enëve është paravendosur në
    përzgjedhjen 5.
    1. Ndizni pajisjen.
    2. Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e
    vendosjes.
    3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
    funksioneve B dhe C derisa dritat
    treguese të butonave të funksioneve A, B
    dhe C të fillojnë të pulsojnë.
    4. Lëshoni butonat e funksioneve B dhe C.
    5. Shtypni butonin e funksionit A.
    – Dritat treguese për butonat e
    funksioneve B dhe C fiken.
    – Drita treguese për butonin e funksionit
    A vazhdon të pulsojë.
    – Ekrani numerik tregon nivelin aktual.
    – Ju mund të dëgjoni një sinjal të
    dëgjueshëm.
    Shembull: ekrani dixhital shfaq 
     / 5
    sinjale të dëgjueshme të ndërprera =
    niveli 5.
    6. Shtypni butonin e funksionit A një herë
    për të rritur nivelin e zbutësit të ujit me një
    hap.
    7. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të
    ruajtur veprimin.
    Përdorimi I kripës në enëlarëse
    Kujdes  Përdorni vetëm kripë për larëse
    enësh. Llojet e kripës që nuk janë të
    përdorshme për larëset e enëve i bëjnë keq
    ndaj zbutësit të ujit.
     9
     
    						
    							12
    3
    Mbushni mbajtësin
    e kripës me 1 litër
    ujë (vetëm veprimin
    e parë).
    4
    56
    Është normale që uji të derdhet nga
    mbajtësi i kripës kur e mbushni me kripë.
    Sigurohuni që nuk ka kokrra kripe jashtë
    dhomëzës së kripës. Kripa e cila
    qëndron në serbator për një farë kohe e
    shpon serbatorin. Rekomandohet që të
    fillohet një program larjeje menjëherë pasi ju
    mbushni mbajtësin e kripës. Kjo parandalon
    gërryerjen nga kripa që derdhet.
    Kur vendosni elektronikisht zbutësin e ujit në
    nivelin 1, drita treguese e kripës nuk rri
    ndezur.
    Përdorimi I lëndës shpëlarëse
    Kujdes  Përdorni vetëm shpëlarës
    marke për larëset e enëve.
    Ndiqni këto hapa për të mbushur folenë e
    shpëlarësit:
    12
    34
    Kujdes  Kurrë mos e mbushni folenë e
    shpëlarësit me produkte të tjera (p.sh.
    agjent pastrimi për larëse enësh, detergjent
    të lëngshëm). Ka rrezik dëmtimi ndaj
    pajisjes.
    10
     
     
    						
    All Zanussi manuals Comments (0)

    Related Manuals for Zanussi Zdts 401 Albanian Version Manual